Shikoni çfarë bën djali i vogël i politikanes shqiptare kur shikon të ëmën në ekran

Henri, djali i vogël i Erisa Xhixhos, është mësuar që për çdo të diel mbrëma të shikojë të ëmën në ekran duke kënduar. Prej disa javësh, Erisa është në “C’est la vie” në Tv Klan, një eksperiencë që po e shijon shumë edhe në këtë fazë të ëmbël të jetës.

Po çfarë bën Henri gjatë kësaj kohe kur mami del në ekran? Gjatë mbrëmjeve të së dielës, ndërsa Erisa këndon, ai ndoshta ka orën e gjumit, por këtë pasdite kur pa Erisën në televizor, Henri vrapon drejt ekranit.

Live @rtvklan ?❤️?

A post shared by Erisa Xhixho (@erisaxhixho) on

Pak pas programit, Erisa ka postuar një foto nga shtëpia ndërsa Henri është duke treguar me gisht të ëmën.

Një foto që nuk do shumë komente, mjafton të shohësh vogëlushin e lumtur kur sheh portretin e së ëmës.

Sikur ta dinte që Erisa ishte duke folur edhe për të, sa shumë ia ka ndryshuar ai jetën dhe sa shumë do ta ndryshojë edhe pas disa muajsh kur Henri të gëzojë statusin e vëllait të madh.

Share With:
Translate »
820 Views