Shkenca tregon se sa sfiduese është rritja e fëmijëve

Ky mund të jetë lajm i keq për prindërit e rinj, por hulumtimet kanë treguar se lindja e fëmijës nuk është edhe aq fitimprurëse për ju.

Studimet shkencore kanë treguar se lindja e fëmijëve mund të ketë efekte të shumta negative në jetën tuaj, duke filluar nga paraja dhe gjumi, e deri te seksi.

Greg dhe Mitch, të cilët kanë një kanal shkencor në ‘YouTube’, kanë treguar në detaje për efektet e dëmshme që fëmija mund t’i ketë tek individët dhe çiftet.

Për fillim, martesat duket se kanë vështirësi pas lindjes së fëmijës. ‘Bustle’ raporton se 70% e çifteve ballafaqohen me probleme në lidhje brenda tri vjetëve pasi ka lindur fëmija.

Kjo mund të jetë si pasojë e shumë shkaktarëve,  ka më pak intimitet në lidhje, më pak para, mendime të kundërta se si duhet të rritet fëmija dhe një mungesë e përgjithshme e shpenzimit të kohës së bashku.

Gjumi është një diçka tjetër të cilit prindërit i thonë lamtumirë. Në dy vitet e para të jetës së bebes, prindërit flenë gjashtë muaj më pak.

Normalisht se të gjitha këto nuk janë arsye për të mos bërë fare fëmijë, por thjesht shembuj se sa sfiduese është rritja e fëmijëve.

Share With:



65 Views