Shkencëtarët krijojnë implantin robotik për defektet e rralla në lindje tek foshnjat

Shkencëtarët krijojnë një robot që mund të futet në trupin e një fëmije për të trajtuar një defekt të rrallë që në lindje që ndikon në gypin e ushqimit.

Implanti robotik, i zhvilluar nga studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin e Fëmijëve të Bostonit në SHBA, inkurajon rritjen e indeve te foshnjat.

Roboti është një pajisje e vogël e cila është e lidhur me ezofagun nga dy unaza. Më pas një motor i inkorporuar stimulon qelizat duke tërhequr me butësi indet.

Duke përdorur dy lloj sensorësh, një për të matur tensionin në ind dhe një tjetër për të matur zhvendosjen e indeve, roboti monitoron dhe zbaton tërheqjen e indeve në varësi të karakteristikave të tyre.

Funksioni i robotit është i frymëzuar nga teknikat Foker për korrigjimin e atresisë ezofageale që përfshin tërheqjen e indeve me dorë ngadalë gjatë një periudhe kohore.

Share With:
Translate »
553 Views