Shkodër, 2 të mitur dhe një 60-vjeçar shpëtohen nga vërshimi i lumit Kir

Policia lokale dhe FNSH-ja Shkodër, shpëtojnë 2 të mitur dhe një 60 vjeçar, të mbetur të bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave të lumit Kir

“Sot rreth orës 18:00, përmes një telefonate, është kërkuar ndihmë, pasi 2 të mitur kishin mbetur të bllokuar në ujerat e lumit Kir, poshtë Urës së Bardhajve.

Në zonën ku u kërkua ndihmë, shkuan shërbimet e Policisë lokale dhe Grupi i Emergjencave të FNSH-së, Shkodër.

Ata u angazhuan në operacionin e shpëtimit dhe arritën në kohë të nxirrnin nga uji 2 fëmijet e moshës 14 vjeçare, si dhe shtetasin F.Gj. 60 vjeç, i cili kishte shkuar për t’u ofruar ndihmë fëmijëve”, sqaron policia.

Policia thotë se tre të shpëtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Share With:
Translate »
686 Views