Shkon të marrë të birin me vonesë në shkollë, pështyn mësuesen në fytyrë

Në orën 16.15 bie zilja në një shkollë fillore në Sarono të Italisë, provincë e Varese-s. Të gjithë fëmijët nisen për në shtëpi, përveç njërit. Mamaja e tij është me vonesë.

Por kur gruaja vjen të marrë të birin, në vend që të falenderojë mësuesen që e priti, i pështyn në fytyrë. ‘Faji’ i mësueses është se qortoi nënën e fëmijët për vonesat e vazhdueshme, pasi kjo nuk ishte hera e parë që mamaja paraqitej me vonesë për të marrë të birin nga shkolla.

Mësuesja tani do të denoncojë rastin”, shkruan tgcom.it.

“Nuk ishte as nxënës i klasës sime, por po ndihmoja kolegen time, e cila nuk mund të rrinte më gjatë, pasi i duhej të merrte trenin për t’u kthyer në shtëpi”, shpjegoi mësuesja.

“Orari i daljes nga shkolla është në 16.15, por kishte kaluar gjysëm ore dhe ende nëna e vogëlushit nuk kishte ardhur për ta marrë. Një situatë që përsëritej vazhdimisht. Pasi u ballafaqua me udhëheqjen e shkollës, ne menduam se duhet të përballemi me situatën “.

Mësuesja u përpoq të kontaktojë me gruan me anë të telefonit, por pa marrë asnjë përgjigje. Ndaj, kur mbërriti, mësuesja e quajti të arsyeshme të diskutonte me nënën që vonohej vazhdimisht dhe e paralajmëroi se herës tjetër që do ndodhte një gjë e tillë, do i drejtohej policisë vendase.

Ky paralajmërim ka ‘xhindosur’ gruan, e cila nisi një valë ofendimesh dhe më në fund i pështyu në fytyrë mësueses.

“Kësaj radhe vërtet e teproi dhe pati një reagim të papranueshëm. Mbi të gjitha, në atë orë, në shkollë ishin të pranishëm disa nxënës. Ndaj, po mendoj të bëj padi, sepse nuk është e mundur të tolerohet gjëra të tilla.

Edhe pse bëhet fjalë për një rast të izoluar, raportet me familjarët e nxënësve janë përgjithësisht shumë pozitive dhe të gatshme për bashkëpunime reciproke.

Edhe kronikat e ditëve të fundit evidentojnë nevojën për të  riafirmuar rëndësinë e mbrojtjes së rolit të mësuesit që jemi angazhuar çdo ditë për të kryer”, përfundon mësuesja.

Share With:
Translate »
632 Views