Shndërrohet në muze shpella ku u bllokuan 13 vogëlushët

Shpella në Tajlandën veriore, ku 12 djemtë dhe trajneri i tyre i futbollit mbetën të bllokuar për më shumë se dy javë, është shndërruar në muze.

Mbi 2000 persona ishin të pranishëm në hyrje të shpellës,  me shpresën se do të ishin ata të parët që do që do ta vizitonin .

Zyrtarët e skuadrave të shpëtimit u shprehën se muzeu do të tregojë se si u zhvilluan operacionet.

Ekipi i futbollit të djemve të rinj mori vëmendjen e të gjithë botës në Qershor të vitit të kaluar,  kur ata u bllokuan në shpellën Tham Luang  për më shumë se 17 ditë.

90 zhytës profesionistë arritën që të hynin në shpellë për të ndihmuar fëmijët dhe trajnerin të dalin përmes zhytjes.

Operacioni për nxjerrjen e futbollistëve  është konsideruar më i vështirë për shkak se shpella ishte e përmbytur në një gjatësi prej 2.5 km.

Kjo shpellë që është një nga më të mëdhatë në Tajlandë pritet që të kthehet në një atraksion, dhe do të qëndrojë çdo ditë e hapur për qytetarët.

Share With:
Translate »
418 Views