‘Shokët më tallin, do i jap fund jetës’, gjimnazistët nga Tirana surprizojnë Ergisin

Historia e Ergisit dhe Jurgenit, e trajtuar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” preku mbarë publikun. Ergesti dhe Jurgeni jetojnë në skamje e sikur të mos i mjaftonte vetëm kjo dhe sëmundjet e trashëguara, dy djemtë shumë të zgjuar talleshin nga shokët.

“Më thonë shokët dil jashtë, më shajnë më tallin, nxehem keq ndonjëherë më ta. Prandaj asnjë shok, s’kam se di çfarë të bëj veç të vras veten”, tha Jurgeni.

“Ky diskriminim më ka shkaktuar probleme, nuk dal jashtë, pjesën më të madhe rri brenda nuk përzihem me shoqërinë që na diskrimion. Kështu na shohin”, shprehej Ergesti.

Ergesti dëshiron të bëhet shkrimtar, lexon shumë libra dhe do që të përfundojë studimet e larta për histori, por nuk ka mundur dot të fitojë.

“Historinë e di përmendesh, por në shkollë shpesh edhe më mungonin librat” tha Ergisi i cili shprehet se dëgjimi i dobët nuk i jep shpresë për të ardhmen.

Një grup gjimnazistësh nga gjimnazet “Ismail Qemal”, “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri” dhe “Petro Nini Luarasi” u bënë bashkë për ta surprizuar Ergestin. 19-vjeçari tani ka miq dhe shumë libra të cilat i ka pasion. Ndiqni videon e mëposhtme.

Share With:



114 Views