Shokon këngëtarja me këshillat e prindërimit: I fus ca shuplaka të mira dhe…

Kelly Clarkson ka dhënë disa këshilla për prindërit që i ka lënë të gjithë me gojëhapur. Këngëtarja rrëfeu se nuk ja kursente shuplakat vajzës së saj 3-vjeçare, Riveri-it. “Nuk është se i gjuaj fortë, por thjesht nja dy dacka të mira. Gjithsesi e paralajmëroj duke i thënë të mos vazhdoj, sepse do t’i gjuaj. Të them të drejtën kjo të ndihmon shumë. Ajo nuk e bën më, të paktën jo për ca kohë”, tregoi Kelly. Për më tepër 35-vjeçarja rrëfeu se dhe ajo kur ishte e vogël qëllohej nga prindërit. “Jam nga jugu kështu që shuplakat pranohen. Nëse përfundoja ndonjëherë në zyrën e drejtoreshës, mamaja ime telefononte dhe i jepte leje të më godiste”, tha Kelly, e cila është me origjinë nga Teksasi.Pas këtyre deklaratave fansat e kanë sulmuar duke e kritikuar për mënyrën e gabuar të edukimit të fëmijëve. “Shuplakat i mësojnë dhunën dhe agresivitetin vajzës” “Seriozisht e ke? E thua këtë në sy të të gjithëve dhe të tjerët shkojnë marrin shembull nga ty!” “Të edukosh fëmijën me shuplakë kjo është përtacëri. Fëmijës foli!” Ishin këto disa nga kritikat e fansave ndaj këngëtares. Por Kelly duket se nuk është mjaftuar me kaq, pasi siç raporton “People” dha edhe një këshillë tjetër që na la të gjithë pa fjalë. “Ju duhet një gotë verë dhe jeni okay”, ka thënë Clarkson.

Share With:
Translate »
621 Views