Shokon nëna e 18-vjeçares: “Mbajeni vajzën, dua florinjtë!”

Një histori e dhimbsur u transmetua në emisioin investigativ “Fiks Fare” në mbrëmjen e 9 korrikut.

Tashmë vajza është 18 vjeçe dhe mori guximin ta regjistronte babain e saj gjatë aktit.

Madje të vërtetën ajo ia ka treguar edhe nënës së saj, e cila nuk e ka besuar në fillim. Edhe pasi ka parë regjistrimet audio dhe video, nëna e saj nuk e ka mbështetur vajzën e saj por u shpreh se ajo që kishte ndodhur, kishte ndodhur.

Opinioni publik shqiptar është shokuar nga kjo histori, ku madje u bë i mundur edhe arrestimi i babait të saj.

Mbrëmjen e djeshme, kjo histori është rikthyer sërish në emisionin “Fiks Fare”, ku shumë kër cënime janë bërë për këtë emision dhe për gazetarët që investiguan këtë çështjenga familjarët e 18-vjeçares, ku për çudi nuk mbështesin vajzën, por babain.

Nëna e vajzës është shprehur në një bisedë telefonike se nuk do t’ja dijë më për vajzën, por kërkon florinjtë që i fejuari i vajzës i ka blerë vajzës kur u fejuan.

“Mos më nxirr gocën, ajo le të rrijë atje ku e keni çuar. Nuk e dua në shtëpinë time. Merrjani vajzës florinjtë, se janë duke i prit miqtë te shtëpia. Të lutem shumë dua florinjtë, se ke për t’i blerë sa nuk bën më, se po më presin miqtë te shtëpia. Mbajeni mend këtë që po ju them. Ti që po më përmend mua, me çfarë do ta lash? Unë dua florinjtë në shtëpi, kaq po të them”, këto kanë qenë fjalët e nënës së vajzës së abuzuar nga babai.

Familjarët e vajzës kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

 

Share With:
Translate »
635 Views