Shoqëroi të atin gjatë marrjes së çmimit, detaji i Bora Metas na kujtoi…

Edhe pse situata politike në vendin tonë gjendet në kolaps prej disa muajsh, kujtojmë këtu se deputët e Partisë Demokratike kanë hequr dorë nga përfaqësimi në Parlament, ndërsa së fundmi po diskutohet edhe për largimin e zotit Meta, asgjë nuk e ka penguar këtë të fundit të vazhdojë me agjendën e tij. Para dy ditësh, ai u vlerësua në Venecia me çmimin ndërkombëtar ‘Luani i Artë’,  për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare.

Presidenti i Republikës së Shqipëri shoqërohej nga tre fëmijët e tij, mirëpo ajo që ra në sy të të gjithëve ishte vajza e tij e madhe Bora, më saktë look-u i saj. Vajza e parë e çiftit Meta-Kryemadhi dukej ndryshe nga dalja e fundit publike. Ajo kishte shkurtuar dhe hapur më tepër ngjyrën e flokëve, duke hequr dorë nga e zeza dhe dukej një version më i ri i mamasë së saj.

Share With:
Translate »
689 Views