Shoqet e pandashme të fëmijërisë prej 78 vitesh ribashkohen në azilin e pleqve

Dy shoqe të përjetshme janë transferuar në të njëjtin shtëpi kujdesi gati 78 vite pasi u takuan për herë të parë.

Kathleen Saville dhe Olive Woodward, të dyja 89 vjeç, u bënë shoqe në moshën 11-vjeçare. Ato u njohën në shkollë në vitin 1941.

Saville dhe Woodward ngacmonin djemtë bashkë dhe luanin lojra të ndryshme me njëra-tjetrën duke u bërë të pandashme.

Stafi në azilin e pleqve Berry Hill Park në Mansfield, Nottinghamshire thonë se dashuria e tyre për njëra-tjetrën mund t’i shihet në sy.

Saville, e cila tha ende mund të bëjë për vete djemtë, beson se çelësi i miqësisë së tyre të gjatë ishte se asnjëherë nuk kanë debatuar me njëra-tjetrën.

“Ne e dinim se do të ishim gjithmonë mike kur takoheshim. Ajo do të thotë shumë për mua,”– shtoi ajo. “Nëse Olive largohet nga jeta e para, do kthehet të më marrë. Do jemi të dyja në parajsë së bashku.”

Që nga takimi i tyre i parë në vendlindjen e tyre në Mansfield, ato nuk kanë jetuar kurrë më shumë se 10 minuta larg.

Woodward iu bashkua mikes së saj më të mirë në azil gjashtë javë më parë.

Ajo pranoi se u bë depresive kur ndodhej shoqes së saj dhe tani që janë bashku janë të lumtura sepse mund ta shohin njëra-tjetrën çdo ditë.

“Nëse jam e mërzitur shkoj tek Kathleen dhe gjithmonë do të përfundojmë duke qeshur,”- u shpreh Olive.

Sally Tebbett, menaxhere e azilit në Berry Hill Park, tha se është e pazakontë të gjesh miq të mirë që jetojnë së bashku në një shtëpi kujdesi.

Share With:
Translate »
719 Views