‘Shpesh e vë kokën në jastëk e pangrënë’, vogëlushja që përloti sallën me fjalimin e saj

Ditën e djeshme në ceremoninë e dy vjetorit të fondacionit “Fundjavë ndryshe”, një vajzë e vogël, por me ëndrra të mëdha, Etleva përloti të gjithë të ftuarit. “Jeta nuk është treguar shumë bujare me mua. Më mungojnë shumë gjëra që shoqet e mia i kanë. Nuk kam ushqime të mira për të ngrënë dhe shpeshherë e vë kokën në jastëk, e pangrënë”, u shpreh Etleva. “Ndoshta ju dukem e vogël, por unë kuptoj gjithçka që më rrethon. Unë i kuptoj vuajtjet e familjes sime dhe varfërinë që është pjesë e jetës sime. Babai im është i paralizuar. E kuptoj pse mami nuk buzëqesh kurrë, pak nga sëmundja, pak nga skamja dhe pamundësia për të mos qenë e aftë për të punuar. Do doja shumë të jetoja në një banesë të ngrohtë, të kisha krevat, divane dhe televizor ashtu siç i kam parë në libra sepse shtëpia ime është e ftohtë, pa drita. E vetmja dritë që ka ngrohur zemrën e familjes sime prej dy vitesh është “Fundjavë ndryshe”. Etleva e mbylli fjalimin duke shprehur dëshirën që në të ardhmen të bëhet doktoreshë për të ndihmuar prindërit e saj të sëmurë e për t’i dhënë shpresë. “Nuk do mund të lexoja sot pa syzet optike që m’i dhuruat ju. Syzet më ndihmojnë të shoh më mirë, të lexoj e të mësoj më shumë. Kur të rritem dëshiroj të bëhem doktoreshë që të shëroj me fjalë dhe vepra dy prindërit e mi”, përfundoi Etleva duke përlotur publikun me fjalët e saj. Themeluesi i fondacionit “Fundjavë ndryshe”, Arbër Hajdari ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se së shpejti do të nisë fushata për një shtëpi të re për Etlevën.

Etleva

Etleva, vajza që i përloti të gjithë me fjalimin e saj! Së shpejti, nis fushata për një shtëpi të re për Etlevën.

Posted by Arbër Hajdari on Monday, October 30, 2017

Share With:
Translate »
1103 Views