Shprehjet që nuk i duhen thënë një mamaje të re shqiptare

Nuk mjaftojnë vetëm “baby blues”, pasi ke vetëm pak ditë që ke lënë maternitetin je vetëm ti dhe qenia e vogël që varet totalisht nga ekzistenca jote, por duhet shpesh të dëgjosh edhe lloj lloj frazash, pyetjesh e sugjerimesh nga të gjithë njerëzit që të rrethojnë, përfshirë këtu edhe familjarët më afërt. Çfarë mbetet të bësh? Të zësh veshët me duar? T’i injorosh? Lexo këto shprehje të mëposhtme, që të jesh e përgatitur për çdo situatë që do të rezervojë e ardhmja. Shpresojmë t’ju vijmë në ndihmë sadopak.

1.”Kur do të filloni përgatitjet për bebin e dytë?” E keni seriozisht? Prindërit e rinj tashmë nuk flenë gjumë natës, rrethohen nga të qarat, nga ndërrimi i pelenave, nuk kanë energjinë e duhur për të filluar ditën dhe ju guxoni të pyesni për një fëmijë të dytë? Ju ndërkohë nuk e dini nëse kjo mama e re planifikon apo jo në të ardhmen një fëmijë të dytë. Ndaj, mos e bëni këtë pyetje.

2.Oh, je me leje lindje? Shijoje sepse është kaq e këndshme të marrësh një pushim disa mujor. Sigurisht, për atë që është vet mama, e di që një frazë e tillë nuk mund të nxirret nga goja. Për sa kohë, që dihet botërisht se me një bebe të vogël në shtëpi, është shumë e vështirë të gjesh pak kohë për vete. Pjesa dërrmuese e kohës kalon mes ushqyerjes së bebit, ndërrimit të pelenave, punëve të shtëpisë, gatimit, etj,

3.E ke mësuar me orare bebin? Po talleni apo e keni seriozisht? Përpjekja për të vendosur një të porsalindur në një grafik oraresh është totalisht e dështuar. Na besoni!

4. Dukesh e lodhur! Sigurisht, që një mama e re nuk pret që t’i thuash, ua sa shpejt je kthyer në formën tënde më të mirë fizike, njësoj si Chrissy Teigen. Kjo nuk është e besuesshme. Por, t’i thuash që dukesh e lodhur, është shpesh ofenduese.

5. Je duke e ushqyer me gji, sigurisht. Me këtë shprehje mund ta lëndoni keq një nënë të re. Sepse nuk është çështje mjekësore e kontrrollueshme, por çështje metabolizmi. Në një kohë kur hormonet janë up and down, duhet t’u kthesh përgjigje edhe supozimeve të njerëzve që të pyesin për qumshtin e gjirit, ndërkohë që t’i mund të kesh nisur ushqyerjen me formulë, nuk ke sasinë e mjaftueshme të qumështit, etj.

6.Foshnja ime fle gjithë natën. Tre muajt e parë janë sfida më e madhe për prindërit e rinj, dhe çështja e gjumit është një prej tyre. Nëse doni ta bëni xheloze mamanë e re me përvojën tuaj, bëjeni, por kjo nuk i shërben askujt. Më mirë mos ndani eksperiencat personale, për sa kohë nuk jua kërkon njeri.

7.Vazhdoni të keni raport seksual? Ti praktikisht je një mama e re, me një bebe që me shumë gjasë fle në krevatin tënd, dhe ti funksionon në një terren lufte, ndërkohë njerëzit të pyesin edhe për këtë gjë kaq intime. Nuk ka më skena të ngjashme me Fifty Shades of Grey, ka vetëm, seks të shpejtë. Nuk tallemi!

8.Mua mu desh vetëm një javë që të kthehesha në xhinset e mia përpara shtatzanisë. Shikoni, edhe Kim Kardashian u përpoq të kthehej shpejt në formën e mëparshme trupore, edhe pse ka gjithë paratë e botës, por nuk ja doli dot brenda javës. Ndaj, mos gënjeni! Çdo trup është i ndryshëm, çdo metabolizëm nuk reagon njësoj ndaj ndryshimeve hormale post lindjes, ndaj eksperiencat janë shumë diverse.

9.Fëmija im nuk qante kurrë. Oh, kjo është një histori e mrekullueshme. Le të kthehemi në realitet dhe me këmbë në tokë. Nuk ka foshnja që nuk qajnë, ka prej tyre që e tejkalojnë masën, apo që janë më të qetë, por që nuk qajnë, ska se si të ndodhë. Mund të jetë një shaka, kaq!

Share With:
Translate »
787 Views