Shqipëria u dorëzua/ Italia në këmbë për Alvinin, ja çfarë u bë në Milano për vogëlushin

Këshilli Rajonal i Lombardisë ka ndërmarrë një inisiativë në ndihmë të vogëlushit 11-vjeçar shqiptar, Alvin Berisha.

Prej mbrëmjes së të hënës, 4 nëntor 2019, kulla Pirelli në Milano do të mbajë në fasadën e saj për dy ditë mbishkrimin “Free Alvin” (“Lironi Alvinin”).

Bëhet fjalë për rastin e 11–vjeçarit shqiptar Alvin Berisha të mbetur në kampet e Sirisë.

Për herë të parë, rasti i Alvin Berishës të bllokuar në një kamp burgu të Sirisë pas rekrutimit të nënës së tij në radhët e ISIS, U denoncua nga emisioni italian investigativ “Le Iene”.

Kur ishte në moshën 6-vjeçare Alvin u mor nga e ëma e tij, një praktikante myslimane dhe u larguan drejt Sirisë për t’iu bashkuar ISIS-it, duke braktisur pjesën tjetër të familjes në Itali.

Propozimi, i parashtruar nga drejtuesi i Forza Italia Gianluca Comazzi, gjeti konsensusin dhe miratimin unanim të Zyrës Presidenciale të Këshillit Rajonal të kryesuar nga Alessandro Fermi.

Nisma frymëzohet nga mocioni urgjent për rastin e Alvinit të vogël, të paraqitur nga këshilltarja Forza Italia Paola Romeo më 22 tetor të kaluar dhe u votua unanimisht nga Dhoma.

Dokumenti detyroi Këshillin Rajonal të Lombardisë të nxiste qeverinë kombëtare të krijojë kontakte diplomatike me qeverinë shqiptare për lirimin e 11-vjeçarit.

“Falënderoj Presidentin Fontana, Presidentin e Këshillit Fermi dhe drejtuesin Comazzi që ndërmorën një veprim të rëndësishëm që synon të sensibilizojë si Qeverinë shqiptare ashtu edhe Qeverinë Italiane për lirimin e Alvinit nga kampi Al-Hol në Siri” – nënvizon Paola Romeo.

“Shpresoj që sa më shpejt të jetë e mundur të bëhen veprimet e dobishme për të arritur në një përfundim pozitiv për këtë histori të trishtueshme. Do ta ndjek historinë e Alvinit deri në fund dhe falënderoj gjithashtu redaksinë e emisionit televiziv “Le Iene” për mbështetjen e çmuar që na ka dhënë që në fillim. Shpresoj se “Alvin Free” të mund të bëhet realitet sa më shpejt të jetë e mundur “.

Share With:
Translate »
434 Views