Shqiptarët ndihmojnë Rubinin, djaloshi dëgjon tingujt e parë

E mbani mend vogëlushin Rubin? Personazhi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u operua me sukses dhe tashmë ka dëgjuar tingujt e parë.

Nëse do t’i kalonte mosha e duhur asgjë nuk do kthehej mbrapa, Rubini do rrezikonte te mos dëgjonte më asnjëherë. Por paratë për operacionin u mblodhën në kohën e duhur.

Moderatorja e emisionit ” Shqiptarët për shqiptarët” Ola Bruko ka ndarë në rrjetet sociale historinë e Rubinit i cili arriti të dëgjojë falë ndihmës së shqiptarëve.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“Fisnikëria e cila i ka frytet e përjetshme është që djersën dhe mundin tënd ta vesh në shërbim të shpëtimit të jetës së njeriut! Shqiptarët bujare dhe humane shquhen për këtë cilësi të lartë. Një pjesë e të hollave që fitonin me mund dhe djersë ata i dhuruan për Rubinin! Rubini ishte ne luftë me kohën, ai nuk fliste, nuk dëgjonte, i duhej një operacion i menjëhershëm për t’i sjellë shpresë!

Atij i nevojitej një operacion që dhe ai të ishte si gjithë moshatarët e tjerë! Ai nuk do mund të dëgjonte zërin e nënës por as këshillat e babait! Situata ishte kritike, operacioni kushtonte shumë! Fisniket Shqiptare, u bashkuan kudo që ndodheshin, kontribuuan dhe me lejen e Zotit i mundësuan operacionin! Operacioni doli me sukses. Rubini dëgjoi tingujt për herë të parë. Lotët e trishtimit të familjes që u kthyen në lot gëzimi, u shoqëruan me lutje të shumta dhe falënderime për kontribuesit!”, shkruhet në postimin e moderatores Bruko.

Share With:
Translate »
429 Views