Shtatzania ka halle dhe Lori nuk e kupton fare Sarën

Sara Hoxha është në pritje të ëmbël dhe ashtu siç tha ajo pak kohë më parë, tani duhet të ketë filluar periudhën e gjumit letargjik në shtëpi!

Trashëgimtarja e “Top Channel”, duhet të jetë në tremujorin e dytë të shtatzënisë, dhe ndërkohë që është në pritje të ëmbël të një djali, ajo kujton kohët e bukura me motrën Lori.

Sot Sara ka publikuar një foto të vjetër kur nuk ishte shtatzënë dhe bënte plane me Lorin, për pushimet e verës.

“Kthim pas në kohë kur nuk isha shtatzënë dhe bëja plane për pushimet e verës me Lori Hoxhën”, shkruan Sara në Instagram.

Me sa duket, atë e ka marrë malli për të shëtitur, në vend që të qëndrojë në shtëpi dhe ta kalojë verën brenda!

Shpresojmë që Lori, e cila ndodhet në Zvicër me pushime me shoqen e saj, të bëjë diçka për të argëtuar të motrën!

Share With:
Translate »
1380 Views