Shtatzënë, Miriami dhe Albani rrëzohen nga motori i ujit gjatë xhirimit të klipit në Maldive

Më datë 30 të muajit të kaluar Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikuan videoklipin e këngës “Duamë”. Një këngë dashurie me ritme verore që u mirëprit nga publiku dhe që numëron mbi 7 milionë klikime ne YouTube. Videoklipi i xhiruar në Maldive ka skena piktoreske dhe momente të çiftit duke kaluar kohë së bashku. Por çfarë fshihet pas videoklipit që në dukje është perfekt? Një rrëzim i Albanit dhe Miriamit që nuk duhet humbur!

Skena ku ata janë në një motor uji nuk paska shkuar siç duhet nga fillimi në fund. Në videoklip shohim vetëm pjesën e bukur, por ajo që ka ndodhur në fund është zbuluar vetëm pak orë më parë. Ka qenë Albani, ai që ka publikuar videon dhe ne nuk mundëm ta mbajmë të qeshurën. Ndërkohë për emisionin “Mirage”, Miriami është shprehur se kur është xhiruar klipi në Maldive, ajo ka qenë shtatzënë.

“Videoklip vs. jeta e vërtetë. Me syze vs. pa syze”, -ka shkruar Albani.

Ndërsa, komenti i Miriamit mbi këtë video është qershia mbi tortë.

View this post on Instagram

Videoklip vs Real life Me syze ? vs Pa syze ?

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

“Të më falënderosh 1000 herë @albanskenderaj që nuk lëshova kamerën nga dora se do kishte dal videoja ‘Duamë’ me titra. Sa për syzet e tua, duhet t`i ketë vendosur aty ndonjë babyshark poshtë nesh”, -ka shkruar Miriami, e cila edhe gjatë rënies ka mundur ta mbajë kamerën për të na ofruar tani një video kaq të bukur dhe spontane.

Share With:
Translate »
1075 Views