Shtatzënë ose jo! Elita dhe Gjiko i japin fund beqarisë, zbulohet data dhe vendi

Gati një muaj më parë në mediat online u përhap me shpejtësi lajmi se Gjiko dhe Elita Rudi, pas fejesës do të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre më 23 gusht të këtij viti.

Lajmi i martesës së dyshes së njohur erdhi pikërisht vetëm pak ditë pasi ata u përfolën se shumë shpejt do të bëheshin prindër për herë të parë.

Mirëpo për çudinë e të gjithëve, vetëm dy ditë para dasmës u mësua se çifti e kishte e anuluar atë.

Burime pranë tyre zbuluan se ata ishin shumë të shqetësuar për shkak të vëmendjes mediatike që morën me lajmin e dasmës dhe shtatzënisë, dhe për këtë arsye kanë vendosur ta organizojnë dasmën në një moment të dytë.

Ditën e  sotme, burime për “Indeksonline” kanë zbuluar se Gjiko dhe Elita do të martohen më 21 shtator dhe dasma do të mbahet në “White Garden Events”, në Prishtinë.

Kujtojmë që Gjiko i propozoi për fejesë partneres së tij, në 25 qershor të këtij viti, pikërisht në ditën e lindjes së saj.

Share With:
Translate »
662 Views