Shtatzënë për herë të dytë? Rezarta me bark të rrumbullakosur

Ndonëse Rezarta e ka lënë disi pas dore muzikën, ajo vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga publiku. Së fundmi, së bashku me të shoqin dhe të bijën, ajo ka nisur pushimet. Familja ka udhëtuar drejt Dubrovnikut dhe Rezarta po ndan vazhdimisht me ndjekësit e saj disa nga momentet më të bukura.

Rezarta është shumë e lidhur pas së bijës dhe i kushton shumë nga koha e saj. Sot ajo ka ndarë një video me Herën në Instastory teksa vajza i hidhet në krahë duke u përqafuar.

Vëmendjen më të madhe e ka tërhequr barku i këngëtares. Rezarta ka veshur një fustan të kuq të ngushtë dhe sytë menjëherë shkojnë te barku i cili duket më i rrumbullakosur se zakonisht, çfarë sjell aludimet se ajo është në pritje të një fëmijë të dytë. Kujtojmë se para pak kohësh, Rezarta publikoi një video të Herës ku kjo e fundit kishte një kërkesë të veçantë për prindërit e saj. Ajo dëshironte një motër ose një vëlla, madje i kishte zgjedhur dhe emrin, Jume.

Share With:
Translate »
1533 Views