Shtatzënë për herë të parë, Brunilda Lahe: “Si ia dola që kolegët mos ta kuptonin!”

Brunilda Lahe do të bëhet nënë e një vajze.

Moderatorja  e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për këtë periudhë të bukur të jetës së saj, zbuloi se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se do të sjellë në jetë një vajzë.

Ajo tregoi vështirësitë me të cilat është përballur në 3-mujorin e parë të shtatzënisë, ku kishte gjendje të fikti dhe tension të ulët.

Kjo e shtyu që të presë për të dhënë lajmin e bukur pas 3 muajsh, duke e mbajtur veten që kolegët mos ta kuptonin.

“Jam në muajin e gjashtë. Do të jetë vajzë. Unë dhe bashkëshorti im u lumturuam pa masë kur mësuam se do të ishte vajzë. Gjithmonë kam dashur vajzë fëmijën e parë, por nuk e dija që bashkëshorti do të ishte kaq i lumtur kur do të mësonte këtë lajm. Në familje ne kemi vetëm një mbesë dhe unë mendoja se mund të jem një mami që mund të rris një vajzë. Nuk di si është të rrisësh një djalë. Megjithatë e rëndësishme është të vijë një fëmijë i shëndetshëm. Muajt e parë kanë shkuar mirë në përgjithësi. Unë nuk dua të ankohem sepse kjo është një shtatzëni e dëshiruar. Tre muajt e parë kam pasur gjendje të fikti për shkak të tensionit të ulët, por e kam mbajtur veten mirë dhe kolegët e mi me të cilët punoja me orare të zgjatura nuk kuptuan asgjë. Zgjodha që deri afër fundit të muajit të tretë të mos e ndaja lajmin”, tha Lahe.

Share With:



182 Views