Shtatzënë për herë të parë, flet vetë Elia

Elia Zaharia Zogu u bë ca kohë që nuk përflitej se është shtatzënën por një foto ku dukej më e fryrë se zakonisht tek pjesa e barkut, i bëri njerëzit të dyshojnë.

Gjatë një eventi gala të organizuar nga pallati mbretëror shqiptar për promovimin e turizmit në vend, Elia pozoi edhe me politikanen Grida Duma.

E veshur me një fustan vishnjë të ngushtë, Elia shfaqet shumë e qeshur.

Megjithatë, dikush me një sy paksa kritik për masën që duhet të ketë barku, i shkruajti:

“Më duket se kemi të reja. Sipas fotos.”

Dhe Elia, e cila duhet të marrë ndonjë çmim si princesha më atipike, iu përgjigj:

“E reja është shumë pica dhe pasta.”

Hera e fundit kur Elia u përfol se mund të ishte shtatzënë ishte në dhjetor.

Në një prononcim për “Iconstyle” asokohe, u shpreh:

“Kur të vijë është e mirëpritur, por mos e interpretoni sikur jam shtatzënë”.

Share With:
Translate »
607 Views