Shtatzënia dhe siguria: çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo gjatë pritjes së ëmbël

Tashmë që “po mbani me vete ngarkesën më të shtrenjtë në jetën tuaj”, është koha më e përshtatshme për të vendosur themelet e nisjes së një procesi evoluimi të jashtëzakonshëm!

Gjithsesi, nëse ju ende ndiheni e paqartë, e mërzitur dhe shqetësoheni për çfarë është e lejuar dhe çfarë jo gjatë periudhës së shtatzënisë, si fillim gjeni më poshtë disa këshilla për çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo.

Çfarë duhet bërë:

▪ Ndiq me kujdes dhe në intervale të rregullta progresin e shtatzënisë suaj.
▪ Përvetëso rregulla të shëndetshëm në të ngrënë.
▪ Kujdesu që të flesh mire dhe mjaftueshëm, pasi me arritjen e bebes në shtëpi duhet të “jesh me bateri të karrikuara”.
▪ Përfshini pak ushtrime në rutinën tuaj të përditshme. Kjo do të përmirësojë formën tuaj si dhe rezistencën çka do të jetë e vlefshme në kohën e lindjes.
▪ Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit kur jeni në makinë.
▪ Korrigjo qëndrimin e trupit.
▪ Vishni rroba të rehatshme me përbërje të materialeve miqësorë me lëkurën dhe harroji takat e larta.
▪ Kufizo udhëtimet e biznesit apo ato të argëtimit në rrugë të gjata.
▪ Përdor produkte kozmetike me përbërës natyralë.

Çfarë nuk duhet bërë:

▪ Shmang ankthin, stresin apo tensione psikologjike në mënyrë që të keni qëndrim pozitiv të përditshëm.
▪ Shmang alkoolin, kafeinën dhe pijet freskuese, në vend të tyre konsumoni shumë ujë, qumësht dhe lëngje të freskëta frutash.
▪ Shmangni pirjen e duhanit.
▪ Shmang komunikimin e gjatë e të panevojshëm në telefonat celularë.
▪ Mos u vaksinoni në rast se nuk është nevojë urgjente.
▪ Mos ngrini pesha të rënda, por gjithmonë përpiquni të shpërndani të gjitha peshat njëtrajtësisht.
▪ Mos kaloni përmes skanerit në kontrollet e aeroporteve.
▪ Mos përdorni produkte toksike pastrimi, ngjyrosjeje apo pesticide.
▪ Mos pastroni vendqëndrimin e maces që mund të keni në shtëpi.

Share With:



564 Views