Shtohen nënat adoleshente, 5.21% e lindjeve nga vajza nën 20 vjeç, shkak mentaliteti

Fenomeni i lindjeve në moshë të hershme vijon të jetë në shifra të larta në vendin tonë. Sipas INSTAT, nënat adoleshente zënë 5.2% të lindjeve në vendin tonë, për qindje ndër më të lartat në BE. Për psikologët ky fenomen lidhet me mungesën e informacionit për çështjet seksuale si dhe me mentalitetin partiarkal. Ndërkaq vendet me përqindjen më të ulët të nënave adoleshente janë Danimarka, Italia dhe Sllovenia.

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente.

Sipas INSTAT, vajzat që bëhen nëna para moshës 20 vjeçare, zënë 5.2% të lindjeve për vitin 2018, shifër kjo ndër më të lartat në BE.

Për psikologët, ky fenomen lidhet me mungesën e komunikimit për çështjet seksuale, si dhe me mentalitetin patriarkal.

Helena Halilaj: Ne nuk e kemi traditë si popull për të komunikuar për format e sëmundjeve seksuale, lindjet e parakohshme, lindjet e vona. Nëna ka lindur herët dhe duhet të lindë dhe vajza sepse nuk më erdhi asnjë dëm, sepse fëmija ka kismetin e vet. Por këto nuk janë elementë që ecin në gjuhën demokratike.

Ekspertët shprehen se lindjet në moshë të hershme sjellin pasoja në formimin psikologjik të fëmijës.

Helena Halilaj: Procesi i lindjes është një proces i cili nuk lidhet vetëm me shtimin e popullsisë, ne nuk jemi vend në luftë, nuk jemi në kohën kur nëna dhe fëmija duhet të rriten bashkë, jemi në kohën kur nëna duhet të rrisë fëmijën sepse fëmija tanimë është një produkt social. Nëse një nënë nuk është e formuar dhe emancipuar në nivelin e duhur nuk mund të kontribuojë dhe të rrisë një fëmijë të shëndetshëm. Nuk themi fëmijë të shëndetshëm fizikisht. Ne na intereson një fëmijë që është i gatshëm të jetojë dhe bashkëjetojë me bashkëmoshatarët e vet njësoj.

Përqindja më e lartë e nënave që lindin para moshës 20-vjeçare u regjistrua në Bullgari, me 12.5% të lindjeve.

Në vend të dytë për numrin më të lartë të nënave adoleshente u rendit Rumania, që ndiqet nga Hungaria, Sllovakia dhe Shqipëria.

Ndërsa vendet me për qindjen më të ulët të nënave të reja janë Danimarka, Italia dhe Sllovenia.

Share With:



133 Views