Shuhet familja, fotoja e fundit para se makina të binte në rezervuar

Një familje është shuar të mërkurën në Adana të Turqisë, pasi makina që transportonte babanë dhe tre fëmijë ra në një liqen rezervuar. “Hurriyet” raporton babai Musa Hosca dhe fëmijët Umut (7), Elif (13) dhe Ebubekir (9) kanë humbur jetën në aksidentin e tmerrshëm. Në vendngjarje mbërritën forcat e kërkim shpëtimit dhe polumbarët.

Pas 30 minutash kërkim, polumbarët arritën tek makina e viktimave në 30 metra thellësi. Ata arritën të nxirrnin trupin e vogëlushes Elif, ndërsa vazhdon kërkimi për tre trupat e tjerë të pajetë. Makina u nxor nga liqeni rezervuar me ndihmën e një vinçi.

Ndërkohë, pak para aksidentit tragjik, Musai kishte publikuar në rrjetet sociale disa foto me fëmijët e tij dhe një video teksa ngiste makinën. Në vendngjarje është sjellë nga të afërmit edhe nëna e tre fëmijëve sidhe bashkëshortja e të ndjerit, Rukiye Hosca.

Nëna fatkeqe u mbajt në këmbë vetëm me ndihmën e mjekëve, të cilët i injektuan ilaçe për ta qetësuar nga kriza nervore.

Share With:



2489 Views