Shumë shpejt do të bëhet baba, Mozzik ka filluar ta ndjejë përgjegjësinë

Prej kohësh në media qarkullon një lajm se e dashura e Mozzik është në pritjen e ëmbël. Loredana prej disa muajsh nuk shfaqet e gjitha në ekran, ndërsa Mozzik ka anuluar për rreth një vit koncertet. Edhe pse faktet e shumta tregojnë më së miri se së shpejti dyshja do të bëhen për herë të parë me fëmijë, ata ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare.

Së fundmi Mozzik na ka habitur me foton që ka publikuar në ‘Instastory’. Ai do të bëhet baba në një moshë të vogël, por që tani ka filluar të kuptojë rëndësinë e rolit të tij. Në foto ai tregon sakrificën që bëjnë prindërit për fëmijët dhe vështirësitë që përballen për ta çuar drejt së ardhmes të sigurtë.

Kjo është edhe një mënyrë me të cilën Mozzik tregon se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për fëmijën që do të vijë në jetë së shpejti.

Share With:



92 Views