Shumë shpejt pranë Edi Manushit, njihuni me analistin më të ri sportiv

Mikeasi dhe motra e tij më e madhe Segi ishin të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

Si dy fëmijë tepër të talentuar, ata folën për pasionet e tyre të shumta, duke përmendur librat, muzikën, sportin dhe prezantimin.

Prej disa vitesh ata janë prezantues të një emisioni për fëmijë në radio dhe kjo i ka ndihmuar që të jenë shumë të informuar mbi fusha të ndryshme.

Gjatë bisedës në studio, vëmendjen e mori veçanërisht Mikeas, i cili iu përgjigj të gjitha pyetjeve mbi futbollin, madje hera-herës bëri edhe disa analiza tipike sportive.

Mjaftoi vetëm kaq që Bieta ta konsideronte 9-vjeçarin si një analist mëse të denjë për programin “Procesi Sportiv” të Edi Manushit.

Share With:



69 Views