Si do të ndikojë bebi i Kim-it te planet e motrave Kardashian

Dje, një lajm i papritur bëri xhiron e rrjetit: Kim Kardashian dhe Kanye West do të bëhen prindër për herë të katërt. Në këto kushte, motrat Kardashian-Jenner janë të mendimit se “mbase do të bëjnë dhe ato një tjetër fëmijë”. Pse?

“Ardhja në jetë e bebushit të Kim-it është një ngjarje që do të ndikojë te planet e motrave të tjera dhe te dëshira e tyre për t’u bërë nënë,” tha një burim për E!News. “Ato kanë shumë qejf që të jenë shtatzënë në të njëjtën kohë pasi duan që fëmijët të jenë në një moshë. Të gjitha po bëjnë shaka për disa ‘trinjakë’ të tjerë.”

Nga e majta në të djathtë: Chicago West, True Thompson dhe Stormi Scott

Chicago, Stormi dhe True lindën disa muaj njëra pas tjetrës. Pra, ka shumë gjasë së Kylie dhe Khloe të mbeten sërish shtatzënë. Nga ana tjetër, edhe Kourtney realizoi një proces për ngrirjen e vezëve, çka do të thotë se edhe ajo dëshiron të tjerë fëmijë.

“[Pasi erdhën në jetë 3 më të voglat e familjes] u ndjemë më afër me njëri-tjetrin. Të gjithë fëmijët duan të luajnë. Është një eksperiencë e re. Shumë zbavitëse,” tha Kim për E! News pak kohë më parë.

Share With:
Translate »
550 Views