Si duhet t’i trajtoni djegiet e diellit tek foshnjat?

Djegia e lëkurës nga dielli vjen si rezultat i ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit.

Një gjendje e tillë haset edhe tek fëmijët, përgjatë sezonit të verës.

Trajtimi i kësaj gjendjeje shëndetësore bëhet në mënyra të ndryshme, që zakonisht nuk nevojitet ndonjë asistencë mjekësore.

Megjithatë, ekzistojnë disa lloje produktesh që mund ta zbusin djegien dhe të largojnë temperaturën e marrë në lëkurë.

Në mesin e rekomandimeve për zbutjen e djegies së lëkurës nga dielli gjendet edhe dushi me temperaturë mesatare dhe hidratues lëkure me bazë ujore.

Kur duhet ta dërgoni foshnjën tek mjeku?

Ndërkaq, ka situata përjashtuese të cilat mund të kenë nevojë për trajtim mjekësor, simptomat e të cilave janë: flluskat në lëkurë të djegur, ethe, rënie apetiti dhe inflamacion akut në sy.

Share With:
Translate »
681 Views