Si dukej Eva Murati adoleshente? Moderatorja kthehet pas në kohë me këto foto

Eva Murati ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto të hershme të saj. Duke u kthyer pas në kohë, moderatorja ka zbuluar me anë të disa fotove në ‘Instastory’ se si dukej në gjimnaz.

“Tani këto foto kujtohen me shumë nostalgji kur shpërndahen në grupe”, ka shkruar Eva krah këtyre postimeve. Ajo çfarë bie në sy është fakti se bukuroshja nuk ka ndryshuar shumë prej atëherë. Natyrale dhe mjaft e ëmbël, Eva ka arritur t’i bëjë për vetë të gjithë ndjekësit e saj, kryesisht të gjinisë mashkullore për shkak dhe të formatit sportiv që ajo drejton.

Kujtojmë se prej kohësh Murati ka qenë në qendër të mediave rozë dhe për shkak të jetës së saj personale, megjithatë në intervistat e dhëna së fundmi ajo ka pohuar se dëshiron ta shkëpusë vëmendjen e publikut nga ajo pjesë dhe se momentalisht nuk ka asgjë për të treguar.

Share With:
Translate »
493 Views