Si dy shoqe, Vera Ora i bën dedikimin e veçantë Ritës

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, është një prej artisteve më të komentuara nga media. Ajo shihet shpesh në shfaqje të ndryshme të modës, në sfilata madje së fundmi ka krijuar dhe një koleksion të vetin, paratë nga shitja e të cilit, shkuan për bamirësi në ndihmë të Kosovës. Ditën e djeshme ajo e shoqëruar nga mamaja e saj, kanë marrë pjesë në eventin e fundit të ‘Cartier’. Me këtë rast Vera ka publikuar një foto me Ritën në ‘Instagram’, në të cilën ka shkruajtur: “Si një nënë papritur kupton se fëmijët e tu një ditë rriten dhe të ndihmojnë të gjesh rrugën e duhur në jetë dhe dashuri”. Marrëdhënia e të dyjave duket se është mjaft solide madje ato duken si dy shoqe të ngushta në praninë e njëra-tjetrës.

Share With:
Translate »
403 Views