Si i përballuan lëkundjet e fuqishme të tërmetit nënat e reja në maternitet? (video)

Tërmeti që tronditi sot vendin shkaktoi panik dhe frikë tek qytetarët, të cilët lanë shtëpitë dhe vrapuan në rrugë.

Jo pak ankth dhe frikë kanë përjetuar edhe nënat e reja në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, por duket se mjekët atje kanë dituar se si ta qetësojnë situatën.

video_maternitet

Mjekja Anika Dokle ka postuar një video në faqen e saj në Facebook ku duken nënat e reja dhe stafi i Maternitetit “Koço Gliozheni” duke kërcyer.

“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj.

Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja. ❤❤❤

Posted by Anika N. Dokle on Saturday, September 21, 2019

Share With:



304 Views