Si mund të ndikojë stresi në mamatë shtatzëna

Stresi është prezent në jetën tonë gjatë gjithë kohës dhe këtu futet dhe periudha e shtatzënisë. Ndikon shumë në gjendjen tonë psikologjike dhe shëndetin mendor, por sipas shkencëtarëve stresi tek gratë shtatzëna ndikon dhe tek fëmija.

  1. Stresi mund të shkaktojë lindje të parakohshme

Mirëqenia e fëmijës është një nga shqetësimet kryesore të grave shtatzëna. Ndonjëherë ky shqetësim mund të kthehet në stres dhe të ndikojë menjëherë në shëndetin e fëmijës. Mund të ketë lindje të parakohshme dhe fëmija mund të lind nënpeshë.

  1. Ndikon në nivelin e inteligjencës së fëmijës dhe zhvillimin e trurit

Shkencëtarët kanë zbuluar se niveli i lartë i kortizolit mund të uli nivelin e inteligjencës së fëmijës. Ata gjithashtu kanë konfirmuar se stresi ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës.

  1. Mund të ndikojë në problemet e gjumit

Çuditërisht gjëndja emocionale e nënës ndikon jo vetëm në zhvillimin e fetusit, por edhe në gjumin e fëmijës. Fëmijët e nënave që kishin përjetuar një stres gjatë shtatzanisë zgjoheshin gjatë natës.

  1. Stresi gjatë shtatzënisë ndikon në shëndetin e fëmijës

Rezultatet e shkencëtarëve kanë treguar që fëmijët e nënave që kanë kaluar stres gjatë shtatzënisë, kanë një rrezikshmëri të lartë infeksioni dhe çrregullime mendore. Gjithashtu disa probleme të tjera si: probleme me sytë, veshët, sëmundjet e frymëmarrjes që mund të çojnë në astmë etj.

  1. Niveli i frikës dhe ankthit rritet

Kërkimet tregojnë se niveli i lartë i kortizolit tek nënat shtatzëna, e bën fëmijën të prirur për të ndier stresin në të ardhmen. Nënat gjithashtu vunë re se këta fëmijë tregojnë një nivel më të lartë të ankthit në moshën parashkollore dhe shkollore dhe kanë më shumë frikë se shkojnë në shkollë.

Share With:



196 Views