Si ndikon tek bebja stresi i nënës në shtatzëni

Stresi i nënës gjatë shtatzënisë mund të ndikojë negativisht mbi lidhjet nervore të bebes që do të lindë. Mjekët saktësojnë se faza në të cilën truri zhvillohet më tepër dhe me shpejtësi më të madhe është pikërisht në barkun e nënës.

Dhe çdo gjë kushtëzohet nga gjendja shpirtërore e saj. Zbulimi dhe konkluzioni mbërrin nga studiuesit dhe kërkuesit e Universitetit Wayne State në SHBA. Për herë të parë shkenca arrin të studiojë përmes imazheve impaktin direkt që stresi i nënës ka mbi zhvillimin e trurit të fetusit.

Pas vëzhgimit rezulton se nënat, të cilat gjatë shtatzënisë vuanin nga ankthi, stresi, depresioni apo problemet ekonomike, sollën në jetë fëmijë me sisteme nervore më pak efikase. Kështu që mjekët bëjnë apel që nënat shtatzëna të përpiqen të jenë sa më të qeta, për të mirën e shëndetit të bebeve të tyre.

Share With:
Translate »
1054 Views