Si nënat tona: Të ëmës së Rita Orës, s’i pëlqen fare si vishet e bija

Për çdo herë që mendoni se nëna juaj s’është fort tolerante, mendoni që edhe Rita Ora ka pak a shumë të njëjtin problem si edhe ju.

E ftuar në “Celebrity Juice”, ndër të tjera, Rita Ora u pyet rreth raportit të saj me të ëmën, dhe veçanërisht mbi stilin ekstravagant të këngëtares. Se sa mamaja është dakord apo jo.

“Është e vërtetë që mami të thotë vazhdimisht vishu pasi është lodhur duke të parë të zhveshur gjatë gjithë kohës nëpër foto?”

“Është e vërtetë. Më thotë: do mësosh ndonjëherë? Dhe unë që i përgjigjem: mendoj se është pak vonë për ta bërë këtë.”

“Po, por është seksi [veshja, stili yt], shet.”

“Nuk është puna aty, nuk e bëj këtë për të shitur, por sepse më bën të ndihem e lirë dhe fundja, pse jo e marrtë djalli, është trupi im.” ka përfunduar artistja.

Share With:
Translate »
803 Views