Si reagoi Kylie Jenner kur babai e uroi gabimisht me një foto të Kendall?

Kylie Jenner festoi disa ditë më parë ditëlindjen e saj të 22-të. Në këtë ditë speciale për të nuk mungoi as urimi i bërë nga babai i saj, Caitlyn Jenner, i cili publikoi aksidentalisht një foto të Kendall Jenner. Kjo nuk është hera e parë që ai ngatërron fotot e dy vajzave kur kanë qenë të vogla, megjithatë një burim ka zbuluar se Kylie nuk u ofendua aspak pasi është duke kaluar periudhën më të bukur në udhëtim së bashku me njerëzit e saj më të dashur në Capri të Italisë.

Madje bukuroshja është duke menduar mënyrën se si ajo do ia ‘kthejë’ babait të saj kur të ketë ditëlindjen për t’i bërë atij një shaka. Kylie mendoi se ishte shumë gazmore kjo situatë dhe e di që ka qenë thjesht një gabim aksidental.

Momentalisht miliarderja e famshme është duke shijuar turin e ditëlindjes së saj, i cili ka nisur disa ditë më parë me një jaht superluksoz i cili ka tërhequr vëmendjen e gjithë fansave anembanë botës.

Share With:
Translate »
404 Views