Si rrallë herë Majk flet me fjalët më të ndjera për Roanin

Rreth një vit më parë reperi i ‘Babastars’, Majk u bë baba për herë të parë. Ish e dashura e tij, Majlinda Zeka solli në jetë djalin e tyre, Roan. Edhe pse Majk është shumë i angazhuar në muzikë, ai mundohet që për djalin e tij të tregojë sa më shumë kujdes. Reperi ka treguar herë pas here se Roan është lumturia e ditëve të tij, por ai asnjëherë nuk ka folur publikisht se si i ka ndryshuar jeta pas lindjes së Roan.

Rezultate imazhesh për majk dhe roan

I ftuar në emisionin ‘NIN’, Majk gjithë emocion ka treguar gjithçka për lidhjen e fortë që ka krijuar me djalin. “Roan është dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë. Çdo ditë më bën të lumtur edhe më jep një buzëqeshje në fytyrën time. Nuk kam fjalë ta përshkruaj dashurinë që kam për të. Në karrierën time nuk ka ende një këngë që të jetë dashuri apo dedikim 100% por në të ardhmen mendoj se do të jetë për Roanin një këngë e tillë. Është gjithçka ndryshe. Prej momentit që ka ardhur në jetë mendoj ndryshe. Kam qejf të ndjek hapat e mij, ta inspiroj unë, por gjithsesi nuk do t’i imponoj asgjë. Puna ime është t’i tregoj të mirën ose të keqen” ka thënë reperi.

Share With:
Translate »
821 Views