Si rrallëherë, Khloe Kardashian zbulon si e përjetoi humbjen e babait të saj

Në episodin më të ri të ‘Revenge Body’, Khloe Kardashian është shprehur si ajo humbi babain e saj, Robert Kardashian kur ishte vetëm 19-vjeç. Pavarësisht vështirësisë, 35-vjeçarja ka treguar se e mban gjallë kujtimin e tij së bashku me vajzën e saj, True, duke u lutur për të.

“Çdo natë unë dhe vajza ime lutemi për të dhe flasim me të”,- u shpreh Khloe lidhur me mungesën e të atit.

Kujtojmë se babai i saj ndërroi jetë nga kanceri i ezofagut në vitin 2003, 8 javë pasi u diagnostikua me këtë sëmundje. Kardashian shtoi se ajo ishte një sëmundje e rrallë dhe e shpejtë, por pavarësisht vështirësive që ka hasur ka arritur t’ia dalë mbanë dhe të shohë para.

Share With:



78 Views