Si rrallëherë, Sokol Balla shfaqet me fëmijët dhe sigurisht po bëjnë aventura

Megjithëse e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të mediave jetën e tij private, gazetari i njohur Sokol Balla ka vendosur që ta thyejë këtë rregull dhe si rrallëherë është shfaqur me dy fëmijët e tij.

Balla po kalon disa ditë pushimi në Malin e Zi, ku është argëtuar me djalin dhe vajzën e tij buzë detit. Në pamjet e publikuara, ai shfaqet duke u hedhur me parashutë me të bijën dhe duke bërë një xhiro me jet-ski me të birin.

“Gang gang. Baba cool”- shkruan gazetari në selfien me dy fëmijët e tij.

Kujtojmë se Balla ka qenë i martuar me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun me të cilën është divorcuar disa vite më parë dhe nga martesa ka dy fëmijë.

Share With:
Translate »
630 Views