Si shkon Vilma Masha me vjehrrën? Bën diçka të pazakontë sa herë hyn në shtëpi
Nuk është asnjëra nga ato veprimet supersticioze, nëse po mendoni menjëherë këtë. Vilma Masha nuk bën asgjë nga këto për t’i fituar zemrën vjehrrës së saj, edhe pse jetojnë bashkë në një shtëpi. Moderatorja e njohur e Digitalbit i ka shmangur gjithmonë pyetjet për jetën personale nëpër intervista me të njëjtin argument: “Derisa partneri nuk dëshiron të jetë publik, unë nuk dua ta bëj të tillë”, ama nuk e shuan dot kureshtjen e fansave për jetën e saj personale.
Sot, e ftuar bashkë me kolege e kolegë të tjerë të Digitalbit në “E diell”, sapo u gjend përballë Ervin Kurtit, Vilma nuk shpëtoi paq. Pyetja personale e tij ishte “Si shkon me vjehrrën?” Edhe pse u ndie pak e bezdisur që gjithmonë gjendet përballë këtyre pyetjeve, ndonëse pa dëshirën e saj, Vilma u përgjigj shkurt: “Kam marrëdhënie shumë të mira me vjehrrën, shkoj shumë mirë me të.” Ervini vazhdoi edhe më tej duke e ngacmuar: “Edhe pse jetoni në një shtëpi?” “Po, sigurisht!” – ia ktheu moderatorja duke dashur ta lërë me kaq.
Por Shakohoxha, i ftuar edhe ai bashkë me koleget në “E Diell”, shtoi: “Aq mirë shkon Vilma me vjehrrën, saqë ha drekë në punë dhe kur kthehet në shtëpi, i vjen zor të thotë se ka ngrënë dhe ha për së dyti…”
Edhe nëse ndodh vërtet kështu (megjithëse Shakohoxha e tha me humor), është fati i Vilmës dhe metabolizmit të saj, që qëndron gjithmonë në formë të shkëlqyer fizike.