Si ta pushosh menjëherë fëmijën që qan, kjo nënë e ka gjetur “shpëtimin”

Të pushosh një fëmijë nga e qara mund të kthehet në një punë vërtet mjaft kreative. Një nënë e re nga Saint Charles, ka gjetur një mënyrë shumë të thjeshtë – me një këngë të Justin Bieber.

Në videon e mëposhtme, vogëlushja Layla Potter është vetëm 6-muajshe dhe është kapur në kamera në një situatë të sikletshme. Por në vend që nëna e saj, Brittnay, të përpiqet ta pushojë, vë këngën hit të Justin “Love Yourself” dhe në pak sekonda, vogëlushja ka pushuar.

Brittnay ka thënë për Daily Mail se vajza e saj është një tifoze besnike e Justin. Ajo zbuloi simpatinë e veçantë të vogëlushes për këtë këngë, kur Layla ishte e uritur dhe e grindur.

Këtë gjë, e ëma e ka përsëritur disa herë. Dhe shikoni cili është reagimi i ëmbël që bën vogëlushja sapo dëgjon zërin e Justin.

 

Share With:
Translate »
570 Views