Si të bisedohet me fëmijët për seksin?

Mësimi mbi seksin nuk është vetëm një bisedim, por komunikim i përhershëm pa ngritje zëri…

Kur është koha që me fëmijët të fillohet të bisedohet për seksin? Cilat fjalë dhe shprehje duhet t’i zgjedhim? A duhet pritur që fëmija vetë të pyesë i pari? Në cilën moshë duhet treguar që bebet nuk i sjellin lejlekët dhe sa në të vërtetë duhet të jemi të qartë dhe të hollësishëm lidhur me këtë temë?

Nëse fëmijëve u flasim hapur për seksualitetin, pa ngritje zëri dhe pa bërë vërejtje, a mundet fëmija qasjen e tillë ta kuptojë si nxitje që më herët të fillojë të hyjë në marrëdhënie seksuale?

Nuk është e domosdoshme të shpjegohet deri në detaje akti seksual. Sidoqoftë nuk duhet shmangur si temë. Nëse ndodh kjo, atëherë ai do të krijojë ide jo shumë të qarta, të bazuara në atë që mund të dëgjojë në shkollë mes shokësh.

Duke mësuar se nga vjen dhe si është krijuar, fëmija ndihmohet të rritet dhe të formohet. Përpiqu t’u përgjigjesh edhe pyetjeve tip “të vështira”. Nëse të pyet në ambiente jo të përshtatshme, thuaji se kjo është një temë e rëndësishme, për të cilën do të flisni sapo të mbërrini në shtëpi.

Në moshën 5-6 vjeçare një fëmije i duhet përgjigjur mbi këtë temë duke u konsultuar edhe me libra që e trajtojnë këtë argument.

Me kujdes zgjidhni fjalët kur komunikoni, sepse ata do ta thithin çdo fjalë që do t’ua thoni. Kujtojeni veten kur keni qenë në moshën e tyre dhe të prindërve tuaj. A ka pasur fare biseda të tilla dhe çka keni menduar ju për prindërit tuaj?

“Afrojuni” pak mënyrës së të folurit të tyre dhe ajo që do të përpiqeni të bëheni “cool”, do t’i bënit të qeshin.

E gjithë kjo mund të paraqitet në mënyrë argëtuese, e jo që fëmijët t’i vendosni para jush dhe të bisedoni nga tavolina mbi këtë temë gjithmonë të koklavitur.

Share With:
Translate »
704 Views