Si t’i bëni fëmijët të hanë brokoli?

Brokoli është ndër ushqimet që duhen konsumuar më shumë por që në fakt një pjesë e madhe e njerëzve nuk e preferojnë. Fëmijët janë të parët që i bëjnë naze kësaj perimeje. Megjithatë ka disa mënyra se si mund t’i bëni fëmijët të hanë brokolin.

Gatuajini siç duhet

Brokoli është një perime shumë delikate dhe duhet gatuar me kujdes dhe siç duhet. Shpesh nënat e vënë atë të zihet dhe e harrojnë duke u marrë me punë të tjera. Rezultati? Brokoli është i qullët dhe aspak i shijshëm.

Ndaj, zieni brokolin për 6-7 minuta. Mënyra ideale do të ishte t’i gatuanit në avull pasi edhe lëndët ushqyese nuk do të pakësoheshin.

Provoni mënyra të reja gatimi

Mundohuni ta skuqni ose ta pjekni brokolin duke e shoqëruar me një salcë soje të lehtë dhe me vaj ulliri. Është shija më e afërt me patatet e skuqura pa të cilat fëmijët nuk bëjnë dot!

Përzijini me gjëra të tjera

Priteni brokolin në copa më të vogla, kështu që nuk duket e frikshme dhe përzihet me perime të tjera si karrota dhe lulelakra në kombinime të ndryshme në mënyrë që fëmijë të shohin ngjyra të ndryshme dhe nuk fokusohen tek brokoli.

Servireni në forma argëtuese

Mbi të gjitha, brokoli duket si pemë e vogël! Nëse fëmija juaj gëzon ushqimet që i nxisin imagjinatën, krijoni një shtëpi të vogël me patate të pjekura në furrë ndërsa brokolin përdoreni si pemë dhe hapësira e gjelbërt e oborrit të shtëpisë.

Jepuni kohë

Nëse fëmijët tuaj nuk do të bëjnë asnjë reagim ndaj të gjitha mënyrave që ju t’i bindni të hanë brokolin, ju vazhdoni ta servirni atë në tryezë, gjithmonë. Ata duhet të mësohen me praninë e tij dhe ndoshta një ditë do të fillojnë ta konsumojnë vetë. Asnjëherë mos ua jepni pa dëshirë!

Negocioni

Nëse kjo situatë po kthehet shqetësuese për ju, atëherë është koha të filloni negocimin me fëmijët p.sh. mund t’i lejoni të hajë një çokollatë nëse ha një gjysmë porcioni brokoli.

Shtrydheni atë

Ata nuk do ta marrin vesh nëse ju e përzieni lëngun e brokolit me lëngun e mollës apo limonit.

Shto pak gjalp dhe kripë

Kjo tingëllon ndoshta jo e shëndetshme por mund të funksionojë që fëmija juaj të fillojë të konsumojë brokolin. Shkrini pak gjalp mbi brokoli dhe spërkateni me kripë. Ndoshta tani ka më shumë shanse që ata t’i lënë “zakonet e këqija”.

Përshtati: M. Zeneli /Kids’ Time

Burimi: closeronline.co.uk

 

Share With:



139 Views