Si t’u tregoni prindërve që jeni lidhur me një djalë?

Ky po që është një siklet i madh.

Skenë: Jeni dashuruar me një djalë dhe keni kohë që jeni lidhur me të. Lidhja juaj duket të jetë serioze dhe djali që keni në krah është dakord që t’i tregoni prindërve tuaj për këtë romancë. Gjithçka duket në rregull deri tani. Mirëpo, ku do ta merrni guximin për t’i treguar prindërve? Dhe më e rëndësishmja si t’ia thoni? Prindërit janë të ndryshëm, por ne do t’ju japim disa këshilla se si t’ia thoni mamit dhe babit, lajmin e madh!

Shkruani një letër

Nëse keni frikë t’ia thoni përballë, shkruani një letër dhe vendoseni mbi tavolinë në mënyrë që ata të dy ta lexojnë. Kjo është një mënyrë e mirë për të shmangur sikletin e një përballje live mes jush.

Fillimisht praktikojeni me dikë

Ju ndihmon shumë që përpara se të flisni me prindërit tuaj, ta praktiktoni me shoqen ose me dikë të afërt për ju. Nëse nuk keni besim tek ata, praktikojeni përpara pasqyrës.

Delegojani këtë lajm kushërirës suaj

Është më e lehtë për të tjerët që të flasin për ju. Kushërira juaj ose një person i afërt me ju mund t’ua thotë prindërve dhe në këtë mënyrë nuk do të jeni aq në siklet pasi ata do e kenë marrë vesh tashmë.

Zgjidhni kujt do t’ia thoni të parit

Ndonjëherë fëmijët janë të lidhur më shumë me njërin prind. Nëse jeni “goca e babit”, atëherë thuajni babait të parit, por nëse babi është më protektiv seç duhet, atëherë më mirë ta nisni me mamin.

Zgjidhni një kohë të mirë

Mos flisni me prindërit tuaj kur ata janë të zënë me diçka ose kur nuk janë në humor të mirë. Kërkoni të flisni me ta kur të dy të jenë në humor të mirë dhe jo të stresuar.

Share With:
Translate »
686 Views