Si veteran i luftës, gjyshi i Donja Memës tregon premtimin e mbesës

Ndonëse njihnim vetëm gjyshen e moderatores së njohur Dojna Mema nga ‘Instagram-i’, edhe gjyshi i saj është shumë i njohur, por në fushën e tij. Me siguri emrin e tij, Serveti, shumica prej ndjekësve e kanë dëgjuar tek videot në ‘Instagram’ tek gjyshja e Dojnës. Veterani i njohur i luftës, Servet Agalliu ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun në ‘Top Channel’ për të treguar historinë e tij dhe sa e vështirë ka qenë të bëhet pjesë e luftës.

Ndër të tjera ai është pyetur nëse ju flet shpesh mbesave të tij për luftën dhe a mendon ai se Dojna do të bënte të njëjtën gjë si gjyshi po të ishte në të njëjta rrethana.

“Unë ju kam folur patjetër për luftën dhe Dojna e Mikela më kanë thënë që krenohen që kam marr pjesë. Ato më thonë që o gjysho mos ki merak se stafetën do ta mbajmë dhe do të luftojmë për mbrojtjen e vlerave të luftës antifashiste.  Unë kam besim tek Dojna se jo vetëm që do i mbrojë vlerat e luftës antifashiste, por e shikoj edhe në mënyrën sesi ajo komunikon me mua”, u përgjigj gjyshi i moderatores.

“Do ishte Dojna një partizane nëse sot do të ishin të njëjtat rrethana si atëherë?”, e ka pyetur më tej Jonida veteranin e njohur Servet Agalliu.

Ai është përgjigjur i bindur se Dojna do të bënte të njëjtën gjë, madje është shprehur se ka besim tek ajo se mund të bënte edhe më shumë.

Share With:
Translate »
439 Views