Siç nuk e keni parë: Meghan shfaqet për herë të parë në publik pas lajmit të bujshëm

Meghan Markle ka qenë ditët e fundit në fokusin e mediave pas deklaratës së saj dhe Harryt për largimin nga postet e tyre mbretërore. Meghan ka qëndruar larg familjes mbretërore këto ditë ndërsa Harry po merret me krizën që shkaktoi deklarata e tyre.

Mediat kanë shkruar se Meghan ndodhej në Vancouver të Kanadasë dhe lajmet janë konfirmuar pasi dukesha është fotografuar në një shoqatë grash. Meghan shfaqet duke pozuar mes tyre, e veshur me xhinse, triko dhe çizme, një look me të cilin nuk e keni parë më përpara pasi një veshje e tillë nuk lejohej në protokollin e mbretërisë. Megjithatë tani Meghan është e lirë e mund të veshë ç’të dojë.

Pas deklaratës së çiftit mbretëresha Elizabeth tha se ajo preferon që ata të vazhdojnë punën si pjesë e familjes mbretërore, por e respekton dhe e kupton vendimin e tyre për të jetuar një jetë të pavarur./

Share With:
Translate »
651 Views