“Sikur të isha dhe njëherë fëmijë”, Arbana “u prish” lojën Jonit dhe djalit të Xhemit

Koha më e çmuar që mund të ketë një nënë është ajo e kaluar me fëmijët. Kohët e fundit, pas gjithë ngjarjeve në jetën e Arbanës, ndarja dhe lidhja e re, ajo që kemi parë është koha e shpenzuar me Jonin.

Ndoshta Arbana ka filluar të tregojë më shumë nga jeta e saj për publikun ose ka filluar të shpenzojë më shumë kohë me Jonin. Joni është gjithandej me të. Në pushime me mamin, duke përgatitur librin e gatimeve me mamin, tek gjyshja me mamin e shumë raste të tjera që na i ka treguar vetë Arbana.

Ndërsa sot Arbana na tregoi një çast tjetër kur ajo po luante me Jonin dhe djalin e Xhemit teksa kjo e fundit po bënte një “selfie”.

Foton e ka postuar edhe Xhemi ku mbishkruan: “Dil që aty se e theve teta Pana” duke na treguar se si e thërret ajo me humor apo përkëdheli. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
519 Views