Sindroma e vdekjes së papritur e fëmijës: Ankthi i çdo nëne – çfarë patjetër duhet të dini që t’i mbroni

Ferr i vërtetë për prindërit paraqet sindroma e vdekjes së papritur të fëmijës dhe paraqet dukurinë e tmerrshme për atë që shfaqet krejt rastësisht. Njihet me shkurtesën SIDS

Kjo është vdekje e pashpjegueshme e cila ndodh gjatë gjumit te bebet deri në moshën njëvjeçare, të cilat duken krejtësisht të shëndetshme. Kjo do të thotë që nuk duhet të bëni panik për këtë shkak por të jeni të gatshëm edhe të mësoni e çfarë mund të ndodhë.

– Të gjithë prindërit duhet të marrin parasysh rrezikun nga kjo sindromë, madje shumë seriozisht. Nuk duhet t’i pengojnë që të kënaqen në rolin e prindit, ka thënë mjekja Nicole Randazzo-Ahern.

Fatkeqësisht, askush nuk mund të sqarojë se si shfaqet kjo sindromë. Çështja është që vdekja e bebes është e pashpjegueshme madje edhe pas hulumtimit dhe përjashtimit të të gjitha sëmundjeve të tjera të cilat mund të duken si SIDS.

Disa faktorë mund ta ekspozojnë beben ndaj rrezikut më të madh, siç janë defektet në tru, pesha e vogël me rastin e lindjes apo infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes.

Kushtet në të cilat fëmija fle janë gjithashtu të rëndësishme, për ç’shkak kujdes i madh i kushtohet shprehive të bebes kur është fjala për gjumin.

Shkencëtarët kanë zbuluar lidhjen midis disa shprehive dhe SIDS-së.

Disa nga to flenë në të njëjtin krevat me fëmijët e tjerë apo në krevatin bashkë me prindërit, batanija e gjerë dhe e papërshtatshme me të cilën bebja mbulohet, djersitja (ngrohja e tepërt) gjatë gjumit dhe pirja pasive e duhanit.

Shprehitë e gjumit janë në fokus të hulumtuesve, ndërkaq ata kanë zbuluar që nëse flini në të njëjtën dhomë me beben zvogëloni rrezikun nga kjo sindromë për 50 për qind. Kështu mund të vështroni beben dhe shpejt të reagoni nëse diçka nuk është në rregull me të.

Për këtë shkak u këshillohet prindërve që të ndajnë dhomën me fëmijën gjatë vitit të parë. Bebet duhet të flenë në shpinë në qendër të djepit dhe që veç tyre të mos ketë asgjë më shumë në djep.

Ushqimi i bebes me qumësht gjiri dhe ritualet qetësuese dhe atmosfera në shtëpi gjithashtu kanë ndikim në zvogëlimin e mundësisë që të shfaqet kjo sindromë.

Rrezikut më të madh u ekspozohen bebet dy deri katërmuajshe, ndërkaq në 90 për qind të rasteve të ndodhura viktima janë bebet gjashtëmuajshe.

Konsiderohet që fëmijët kur i mbushin një vit janë më të sigurt nga kjo sindromë e rrezikshme.

Share With:
Translate »
505 Views