Skandal në Ferizaj, klithma seksi në zyrë me 15-vjeçaren

Për rreth 3 orë ka qëndruar i mbyllur brenda zyrës, me një të mitur, shefi i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt Rexhep Bajrami.

Pesë punonjës të tjerë të komunës po pretendojnë se Bajrami kishte qenë duke kryer marrëdhënie seksuale me 15 vjeçaren E.B., po ashtu e komuniteteve pakicë, pasi kanë dëgjuar klithma. Zyrtari komunal është pushuar nga puna pak orë pasi ka shpërthyer skandali, derisa rasti po trajtohet edhe nga Prokuroria dhe Policia. Express merr vesh se ndaj Rexhep Bajramit ekziston edhe një aktakuzë për “marrëdhënie seksuale nën moshën 16 vjeçare”, ku viktima ishte po e njëjta e mitur

Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, të mërkurën është pushuar nga puna, me vendim të kryetarit të Komunës. Kjo pasi Bajrami, pjesëtar i komunitetit ashkali, po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij, në objektin e Komunës së Ferizajt, me një 15-vjeçare, po ashtu pjesëtare e komuniteteve pakicë.

Për rastin, të enjten, ka folur shefi i kabinetit të kryetarit Agim Aliu, Selim Marevci. I njëjti rastin e cilëson si “ngacmim seksual”, duke mos konfirmuar se akti të jetë kryer brenda zyrës.

“Dje në mesditë, në Komunën e Ferizajt, sipas informatave, fillimisht të sigurimit poshtë që ka komuna, është raportuar se po dyshohet se në zyrën lartë, që është për komunitete, po ndodh një rast ngacmimi seksual në zyrë. Me të marrë këtë dyshim, sigurimi poshtë ka lajmëruar policinë, dhe sipas dëshmitarëve që kanë qenë prezent aty, fillimisht ka hezituar ta hapë derën zyrtari, dhe pas rreth një ore është hapur dera dhe janë marrë në pyetje nga policia personi i mitur dhe zyrtari në fjalë”, ka thënë për Gazetën Express, Selim Marevci.

“Me t’u informuar kryetari, në koordinim me Zyrën ligjore dhe me zyrën e personelit, ka marrë vendim për një masë administrative ndaj zyrtarit në fjalë, që t’i pezullojë marrëdhënien e tij të punës me Komunën e Ferizajt”, ka shtuar Marevci, i cili është edhe zëdhënës i komunës.

Rastin është duke e hetuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, që të enjten ka intervistuar 4 dëshmitarë, punonjës të komunës.

Shukri Jashari, kryeprokuror në Ferizaj, të enjten tha se hetuesit një ditë më parë nuk kanë arritur të sigurojnë prova se ka ndodhur akti seksual i zyrtarit me të miturën E.B., në zyrën në Komunë, por tha se hetimet janë duke i vazhduar.

“Me qëllim të zbardhjes së rastit janë autorizuar njësiti i forenzikës që të bëjë ekzaminimin e zyrës, si dhe janë identifikuar katër dëshmitarë të cilët janë duke u intervistuar. Varësisht prej rezultateve të këtyre hetimeve edhe do të veprojmë më tutje”, tha Jashari.

Share With:
Translate »
1199 Views