Sofia Richie dëshmon marrëdhënien perfekte me fëmijët e partnerit

Marrëdhënia e Sofia Richie me Kardashian ka bërë që të gjithë ndjekësit e familjes miliardere ta komentojnë gjerësisht në rrjet. Modelja 20-vjeçare ka treguar se ruan një raport shumë të mirë me ish-partneren e të dashurit të saj, Kourtney Kardashian, por dhe me fëmijët e tij.

Ajo është parë shumë herë duke udhëtuar në destinacione të ndryshme së bashku me ta, për të kaluar pushime si një familje. Ndonëse shumë prej fansave kanë qenë skeptikë, duke ju drejtuar shumë herë Richie-t se duhej të ndahej nga Scott, ajo ka zgjedhur të mos reagojë aspak lidhur me këto komente. ‘Hollywoodlife’ është kujdesur të përzgjedhë momentet më pikante të Sofia-s së bashku me 3 fëmijët e Scott dhe Kourtney, duke treguar se modelja nuk ka aspak komplekse lidhur me këtë pjesë.

Megjithatë kujtojmë se në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Scott Disick është shprehur se partnerja e tij aktuale nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveçse ta pranojë këtë marrëdhënie.

Share With:



102 Views