Sondazhi | Familjet debatojnë 5 herë në javë për çështje të parëndësishme

Familja është vendi ku çdo njeri prej nesh ndodhet komod.

Prezenca e gjyshërve, prindërve, vëllait dhe motrës të mbush me lumturi. Por, si në çdo grup, edhe në familje ka keqkuptime. Në fakt, një studim argumenton se në familje, mesatarisht debatohet pesë herë në javë. Çështjet kryesore janë për mbajtjen e shtëpisë në rregull dhe ndezjen e ngrohjes.

Në anketë morën pjesë 260 familje, 42 përqind prej të cilëve pohuan se mos marrëveshjet në familje ndodhin për shkak të rregullit në shtëpi, ndjekur nga bërja e detyrave me 27 përqind.

Lënia ndezur e dritave është një tjetër temë diskutimi, pasuar nga mos ulja e kapakut të tualetit në 14 përqind. Hedhja e ushqimit shkaktoi grindje në 20 përqind të familjeve dhe pagimi i faturave në 19 përqind. Bllokimi i dushit është një tjetër çështje përplasjeje, si dhe lënia hapur e çezmave.

Familja mesatare harxhon 17 minuta duke debatuar se çfarë të shikojnë në TV dhe 68 përqind e pranojnë se përfundojnë duke ndjekur diçka që nuk duan ta shohin.

Sondazhi i 2,000 të rriturve, i kryer nga “Smart Energy GB”, fushata për të inkurajuar përdorimin e njehsorëve të zgjuar, zbuloi se kontrolli i termostatit është një tjetër çështje madhore. Një e treta duan të ulin shumë temperaturën që në dhomë të ndihet freskia sa më shpejt, ndërsa një e katërta thonë se të tjerët dëshirojnë ngrohjen shumë më herët.

Kur u pyetën se çfarë mund të ndihmojë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në familje, sugjerimet kryesore ishin duke folur më shumë 29 përqind dhe tërheqja e kryerja e detyrave të veta më 37 përqind.

Share With:



42 Views